Ministri i MTPT, Fatmir Limaj, merr pjesė nė ceremoninė e pėrfundimit tė dy projekteve tė rėndėsishme nė ANP
2009-05-07Sot, më 8 maj 2009, ministri i Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit të Kosovës, Fatmir Limaj, do të marrë pjesë në ceremoninë solemne, të cilën e organizon Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, me rastin e përfundimit të punimeve në dy projekte kapitale ? rishtresimin e pistës së ANP-së dhe përfundimin e sistemit të ndriçimit të pistës, për realizimin e të cilave kompania ka investuar rreth 20 milion euro. Sistemi i ndriçimit do ta rrisë shkallën e dukshmërisë gjatë aterrimit të aeroplanëve dhe do ta kalojë aeroportin nga kategoria e parë, ku ndodhet tash, në kategorinë e dytë.
Me rastin e ceremonisë do të bëhet edhe prerja e shiritit, si moment kulmues i promovimit të këtyre dy investimeve kapitale. Prerja e shiritit do të bëhet në dhomën e komandës dhe kontrollit të sistemit të ndriçimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.
Ceremonia në ANP fillon nga ora 11:00.
PS: Transporti për gazetarë është i siguruar nga MTPT-ja nisja bëhet në ora 9.30, para ndërtesës se Kuvendit të Kosovës.