Ministri Limaj u takua me kongresistėt Eliot Engel dhe Jim Himes,zyrtarė tė lartė tė Bankės Botėrore dhe ata tė organizatės OPIC


2009-09-10

Ministri Limaj sot pati takime të veçanta në Kongresin Amerikan, me Kongresmenin dhe mikun e Kosovës z.Eliot Engel dhe Kongresmenin Jim Himes.

Në një bisedë të gjatë e miqësore me Kongresistin Engel e poashtu edhe gjatë takimit me Kongresistin Himes, Ministri Limaj i njoftoi kongresistët me gjendjen aktuale, politike dhe ekonomike në Kosovë, problemet dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet Kosova si shtet i ri poashtu për zhvillimin ekonomik të vendit si dhe për rrugën që duhet ndjekur për të hapur perspektiva të zhvillimit të vendit tonë.

 

Ministri Limaj falenderoi posaqërisht zotin Engel për angazhimin e tij personal në realizimin sa më të shpejt të projektit të autostradës. Poashtu Ministri Limaj gjeti mbështetje nga Kongresmeni Engel që tani e tutje të angazhohemi së bashku që Kosova sa më shpejt të ketë kodin  e saj telefonik dhe domenin e internetit.

Kongresmeni Eliot Engel e poashtu edhe Kongresmeni Jim Himes vlersuan punën që po bëjnë Institucionet e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Transportit në ndërtimin dhe zhvillimin e infrastrukturës rrugore dhe transportit.

 

Limaj-Himes

 

Gjatë vizitës së tij ne SHBA, ministri Limaj u takua edhe me përfaqësuesit e Bankës Botërore, me zyrtarët e lartë të këtij institucioni z. Richard Martin Humphreys dhe z. Henry Kerali.

Ministri Limaj në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës falenderoi për ndihmën që Banka Botërorë po i jep Institucioneve të Kosovës e sidomos për asistencën e dhënë nga Banka Botërore për MTPT-në. Ministri Limaj shprehu nevojën dhe kërkoi ndihmën e Bankës Botërore për investime në sektorin e infrastrukturës rrugore dhe Transportit në Kosovë.

 

z. Humphreys dhe z Kerali thanë se “Banka Botërore ka qenë dhe do të jetë edhe më tutje aktive në ndihmesë për MTPT-në

 “Ne do të vazhdojmë të punojmë me Ministrinë e Transportit për të siguruar dhe ofruar ndihmën tonë dhe asistencën më të mirë të mundshme, sidomos në projektin e autostradës Morinë-Merdare. Sipas tyre, autostrada është një projekt i madh dhe do të përkrahet sa më shumë që është e mundur.”

 

Në takimin e Ministrit Limaj me zyrtarët e lartë të  Organizatës Amerikane OPIC (Overseas Private Investment Corporation, OPIC është një agjenci e Qeverisë amerikane që u ndihmon bizneseve amerikane duke u ofruar shërbime në investimet e tyre jashtë vendit).

Ministri Limaj e mirëpriti dhe vlerësoi angazhimin e OPIC për zgjerimin e bashkëpunimit dhe investimet e mundshme të tyre në Kosovë. Ministri Limaj kërkoj nga OPIC mbështetjën financiare dhe teknike për strukturën dhe realizimit më të mirë të projektit për ndërtimin e Autostradës Morinë Merdare.

Zyrtarët e lartë të OPIC-ut premtuan ministrit angazhimin e tyre maximal për ndihmë Qeverisë së Kosovës në sektorin e infrastrukturës rrugore.