DEMANT
2010-02-26Demant
Për hir të korrektësisë dhe transparencës ndaj qytetarëve tanë, Ministria e Transportit dhe Postë – Telekomunikacionit me indinjatë e demanton materialin jo profesional dhe tendencioz të transmetuar në televizionin KTV, në lajmet qendrore (e enjte, 25 shkurt) dhe i cili ka vazhduar të transmetohet gjatë ditës së premte, në të gjitha terminet e lajmeve. Informacioni që është transmetuar në këtë medium është krejtësisht i pavërtetë dhe lajthitës në raport me zhvillimin infrastrukturor, ku pretendohet të paraqitet një realitet komplet ndryshe nga ai që e pasqyron punën e MTPT – së.
Ky reagim është vazhdimësi e angazhimit të Ministrisë së Transportit dhe Postë – Telekomunikacionit për një transparencë maksimale të punës së saj me qëllim që ta informojë opinionin vazhdimisht dhe saktësisht me politikat, aktivitetet dhe rezultatet në të gjitha fushat dhe sektorët që janë në kompetencat e kësaj ministrie.
Lëshime të tilla të një mediumi serioz dhe nacional siç është KTV – ja, sa janë të pahijshme po ashtu më së paku e reflektojnë realitetin e punës së Ministrisë së Transportit dhe Postë – Telekomunikacionit, e cila gjatë dy viteve të kaluara (2008, 2009) ka ndërmarrë veprime konkrete që infrastruktura rrugore të përmisohet dhe të zhvillohet me qëllim të funksionalizimit të saj në mbarë territorin e Republikës së Kosovës. Rrugët që janë ndërtuar deri më tani, por edhe ato që janë në ndërtim e sipër dhe ato që do të ndërtohen në periudhën vijuese, janë pjesë e planit strategjik, i cili nëpërmjet modernizimit të infrastrukturës rrugore dhe standardizimit të saj me nivelin e shteteve të BE-së, do ta bëjë Kosovën përfundimisht nyje strategjike të regjionit juglindor të Evropës.
Andaj dëshirojmë t’ia rikujtojmë televizionit KTV, se për herë të parë Qeveria ka bëre investime gjithëpërfshirëse, jo në baza të preferencave regjionale, dëshmitarë të të cilave kemi qenë në të kaluarën. Në çdo pjesë të Kosovës janë ndërtuar me dhjetëra kilometra rrugë. Në këtë frymë, ne si Ministri kemi realizuar dhe vazhdojmë të realizojmë projekte, të cilat jo vetëm që do t'i japin një pamje krejtësisht tjetër rrjetit rrugor nacional, por gjithashtu do ta shkarkojnë komunikacionin dhe do ta lehtësojnë qarkullimin edhe në nivelin komunal. Televizioni KTV, në momentin që transmeton materiale të tilla dhe të njëanshme duhet ta ketë parasysh të vërteten se Qeveria e Kosovës, vetëm brenda dy viteve ka investuar shumëfishin e asaj që është investuar në të kaluarën në infrastrukturën rrugore, dhe për këtë është meritore Ministria e Transportit dhe Postë - Telekomunikacionit, përkatësisht ministri Fatmir Limaj.
Ne jemi jashtëzakonisht të interesuar të bashkëpunojmë ngushtë me të gjitha mediat, kontributin e të cilave e çmojmë dhe e respektojmë tejmase, por nuk do të qëndrojmë asnjëherë indiferent ndaj politikave të tilla redaktuese, të cilat lejojnë që të transmetohet një material i tillë me ngjyrime politike, i pavërtetë dhe mbi të gjitha i realizuar në mënyrë shumë joprofesionale.
Investimet e MTPT – së në disa komuna:
Prishtinë:
Në komunën e Prishtinës të gjithë jemi dëshmitar të ndërtimit të rreth-rrotullimit te Stacioni i Autobusëve, i cili do të jetë simbol i zhvillimit të vendit tonë, që do të jetë simbol i një Kosove të gërshetuar me rrugë moderne. Për realizimin e këtij projekti gjigant, i cili do të mundësojë kalimin e 120 mijë automjeteve, brenda 24 orëve dhe do të bëjë që kryeqendra të frymojë më lirshëm nga komunikacioni, Ministria e Transportit ka ndarë 11 milionë e 750 mijë euro dhe pritet që ky projekt të përfundojë në vitin 2011, ndërsa Ministria e Transportit dhe Postë – Telekomunikacionit, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, ka bashkëfinancuar ndërtimin e rrugës "Dheu i Kuq" (Gllogovicë - Hojkobill - 10.5 km), si dhe ndërtimin e rrugës Slivovë - Viti e Marecit, ku ministria për këto dy projekte ka ndarë rreth 3.6 milionë euro.
Zgjerimi i rrugës Çagllavicë – QMI;
MTPT ka ndarë 7,168,063.00
Zgjerimi i rrugës Prishtinë - Fushë Kosovë;
MTPT ka ndarë 2,578,386.00
Zgjerimi i rrugës Prishtinë – Shkabaj;
MTPT ka ndarë 11,162,375.00
Rehabilitimi i rruges Magjistrale Prishtine- Mutivode;
MTPT ka ndarë 1,048,475.13
Rehabilitimi i rruges Magjistrale Prishtinë – Gjilan;
MTPT ka ndarë 829,569.75
Ndërtimi i rrugës Gjytet – Mramor;
MTPT ka ndarë 488,028.75
Ndërtimi i rrugës Shushicë – Janjevë;
MTPT ka ndarë 133,980.00
Asfaltimi I rrugës "Malush Kosova";
MTPT ka ndarë 371,613.93
Asfaltimi i rrugës në fshatin Llapllasellë;
MTPT ka ndarë 316,360.91
Asfaltimi i rrugës në fshatin Llapllasellë;
MTPT ka ndarë 316,360.91
Totali i investimeve i MTPT – së në Prishtinë: 39,543,242.33 Euro
Investimet e MTPT – së në Podujevë:
Ndertimi i Rruges Kerpimeh-Kaçanoll;
MTPT ka ndarë 2,327,903.06
Ndertimi i rrugës Podujevë - Herticë- Turiqicë,pjesa Podujevë – Herticë;
MTPT ka ndarë: 4,652,012.99
Ndërtimi i rrugës lidhëse R127 rruga Fitorja Podujevë
MTPT ka ndarë 500,378.94
Ndërtimi i rrugës në fshatin Llapashticë e Poshtme deri te Xhamia;
MTPT ka ndarë 141,481.00, ndërsa komuna 114,292.68
Asfaltimi i rrugës Bellopojë – Dyz;
MTPT ka ndarë 290,000.00
Ndërtimi i rrugës në fshatin Pakashticë;
MTPT ka ndarë 527,000.00, ndërsa komuna 24,958.00
Ndërtimi i rrugës: Sfeqël - Batllavë - Dumosh;
MTPT ka ndarë 112,240.00, ndërsa komuna 360,001.00
Asfaltimi i rrugës Dumnicë Llaushë;
MTPT ka ndarë 170,000.00, ndërsa komuna 174,724.97
Ndërtimi i rrugës në fshatin Sekiraqë;
MTPT ka ndarë 199,600.00, ndërsa komuna 272,641.00
Asfaltimi i rrugës në fshatin Gërdofc;
MTPT ka ndarë 295,000.00, ndërsa komuna 316,000.00
Ndërtimi i rrugës në fshatin Lupç i poshtëm (Sh. fillore “ Zenel Hajdini”, lagja Demaçët – Murturët deri te lagja Ratkocerët dhe seg. lagja Demaçët – lagja Gërvalla);
MTPT ka ndarë 250,000.00, ndërsa komuna 30,000.00
Ndërtimi i Urës në fshatin Bradash, Podujevë;
MTPT ka ndarë 22,232.49
Totali i investimeve i MTPT – së në Podujevë: 9,487,848.48 Euro
Investimet e MTPT – së në Pejë:
Sanimi i Urës në rrugën regjionale R-106 ( Pejë - Kullë );
MTPT ka ndarë 70,364.73
Ndërtimi i nënkalimit në fshatin Kliqinë, rruga M-9
MTPT ka ndarë 44,698.57
Rehabilitimi i rrugës regjionale R-121 Raushiq - Zajm, seg, Raushiq - Nepole
MTPT ka ndarë 1,991,283.17
Sanimi i demtimeve në rrugën Pejë - Kuqishtë
MTPT ka ndarë 985,745.17
Ndertimi i Rrugës Regjionale Qeskovë - Nepole
MTPT ka ndarë 474,517.52
Asfaltimi i rrugës: Krushec - Broliq, faza I
MTPT ka ndarë 378,493.35, ndërsa komuna 20,323.00
Asfaltimi i rrugës: Krushec - Broliq, faza II
MTPT ka ndarë 517,955.24
Ndërtimi dhe Asfaltimi i rrugës: Zahaq - Sfërk e thatë
MTPT ka ndarë 241,852.38, ndërsa komuna 27,000.00
Asfaltimi i rrugës: Novosellë - Lipë
MTPT ka ndarë 141,268.50, ndërsa komuna 30,476.30
Asfaltimi i rrugës: Dubovë - Novosellë, faza II
MTPT ka ndarë 179,069.49, ndërsa komuna 19,896.61
Ndërtimi dhe Asfaltimi i rrugës: Vranoc-Buqan-Llugagji dhe Kusuriq
MTPT ka ndarë 245,000.00, ndërsa komuna 240,080.00
Asfaltimi i rrugës: A. Krasniqi, R. Gjonbalaj, Brigada 135 A. Zeneli
MTPT ka ndarë 179,689.64, ndërsa komuna 64,663.82
Asfaltimi i rrugës në fshatin Ozdrim
MTPT ka ndarë 241,498.81, ndërsa komuna 37,944.31
Rehabilitimi i rrugës në Sfërk të thatë
MTPT ka ndarë 79,924.70
Asfaltimi I rrugës Labllanicë e Leshanit-Qolopek
MTPT ka ndarë 239,943.90, ndërsa komuna 10,000.00
Ndërtimi I rrugës lokale Llabjan-Nabërgjan
MTPT ka ndarë 334,169.37, ndërsa komuna 15,000.00
Asfaltimi I rrugës lokale Vranoc-Buqan-Llugagji-Kusuriq
MTPT ka ndarë 227,957.24, ndërsa komuna 21,500.00
Asfaltimi I rrugës në fshatin Raushiq
MTPT ka ndarë 329,807.40, ndërsa komuna 20,000.00
Asfaltimi i rrugës në fshatin Lutogllavë
MTPT ka ndarë 654,647.96, ndërsa komuna 10,000.00
Asfaltimi I rrugës Radavc - Jabllanicë e vogël
MTPT ka ndarë 131,995.53
Totali i investimeve të MTPT – së në Pejë: 7,689,882.67 Euro
Investimet e MTPT – së në Gjakovë:
Rikonstruimi i rrugës te Dushkajës
MTPT ka ndarë 1,898,015.33
Rikonstruimi i rruges te Dushkajes, faza 3
MTPT ka ndarë 1,597,749.00
Asfaltimi I rrugës Gjakovë - Guskë - Devë
MTPT ka ndarë 1,298,247.98, ndërsa komuna 50,000.00
Sanimi i Urës në rrugën M-9, Gjakovë - Morinë
MTPT ka ndarë 242,120.70
Asfaltimi i rrugës në fshatin Stubëll
MTPT ka ndarë 124,268.65
Totali i investimeve nga MTPT në Gjakovë: 5,160,401.66 Euro
Investimet e MTPT – së në Istog:
Asfaltimi i rrugës Lubovë - Prigodë - Lubozhdë
MTPT ka ndarë 1,040,827.87, ndërsa komuna 95,000.00
Ndërtimi i rrugës Rakosh Uçë - Zhakovë
MTPT ka ndarë 1,433,956.20, ndërsa komuna 75,000.00
Asfaltimi i rrugës lokale në Komunën e Istogut, rruga në fshatin Bajicë, rruga Kaliçan, lagja Cakutaj dhe Staradran
MTPT ka ndarë 282,840.34, ndërsa komuna 30,000.00
Rikonstruktimi I rrugës lokale Zhakovë -Shushicë-Dubravë
MTPT ka ndarë 843,686.20, ndërsa komuna 10,000.00
Rikonstruktimi I rrugës lokale Prigodë-Vrellë
MTPT ka ndarë 486,927.91, ndërsa komuna 10,000.00
Asfaltimi I rrugës Banjë - Orrobërd - Kaliqan
MTPT ka ndarë 427,416.78
Rikonstruimi I rrugës Banjë-Dobrushë
MTPT ka ndarë 626,276.20
Totali i investimeve nga MTPT në Istog: 5,141,931.50 Euro
Investimet e MTPT – së në Suharekë:
Rehabilitimi i rrugës Suharekë - Rahovec
MTPT ka ndarë 323,493.00
Ndërtimi dhe Asfaltimi i rrugës Studenqan - Doberdolan
MTPT ka ndarë 363,507.44
Ndërtimi i rrugës Grejkoc - Sallagrazhdë
MTPT ka ndarë 613,045.73, ndërsa komuna 31,000.00
Ndërtimi dhe asfaltimi I rrugës Samadraxhë
MTPT ka ndarë 384,421.88
Ndërtimi I rrugës lokale Qafë e Duhlës-Luzhnicë-Javurë-Gadinë
MTPT ka ndarë 2,393,184.88
Rikonstruimi I rrugës Ura e Sopisë Sallagrazhdë-Mushtishtë
MTPT ka ndarë 1,164,963.25
Sanimi i Urës në rrugën magjistrale M-25, lokacioni Sopi
MTPT ka ndarë 169,519.23
Totali i investimeve nga MTPT në Suharekë: 5,412,135.41 Euro