
|

Ministry of Transport and Communications
(i)
Develop policies and implement legislation for the provision of services and facilities in the sectors of road transport; public road transport; post; telecommunications; and information technology;
(ii)
Identify and establish, as appropriate, criteria, technical specifications and applicable standards with which service providers and infrastructure must comply; oversee the compliance, including, where appropriate, conducting inspections and audits and advising on the consequences of non-compliance;
(iii)
Oversee and monitor performance of the sectors and introduce appropriate measures to overcome service difficulties and problems ...
more
Ministri Limaj vizitoi komunat Dardanė, Gjilan, Viti si dhe segmentin rrugor Muēivėrc - Kolloleē tė komunės sė Dardanės

Nė Ponesh tė Gjilanit ndėrtohet nėnkalesa e tretė

Ministri Limaj nesėr viziton komunėn e Dardanės, Gjilanit, Vitisė si dhe segmentin rrugor Muēiverc- Kolloleē tė komunės sė Dardanės

Kryeministri Thaēi dhe ministri Limaj, tė shoqėruar nga pėrfaqėsuesit e kuvendit komunal tė komunės sė Sharrit, kanė pėruruar rrugėn e riasfaltuar Sharr-Brod.

SQARIM

|
| Ministri Limaj vizitoi komunat Dardanė, Gjilan, Viti si dhe segmentin rrugor Muēivėrc - Kolloleē tė komunės sė Dardanės |
| 08.05.2008 |
| Ministri i Transporti dhe Postë-Telekomunikacionit, z.Fatmir Limaj, me bashkëpunëtorë, sot (më 7 maj 2008), vizitoi Kuvendet komunale të: Dardanës, Gjilanit dhe Vitisë.

Me këtë rast, Limaj, pasi u takua me kryetarin e komunës së Dardanës, z. Begzad Sinani, ai bëri një vizitë segmentit rrugor, Muçiverc- Çarakoc Dajkoc- Kolloleç. Kjo rrugë, e cila është në fazën parapërgaditore për ndërtim dhe asfaltim, ka rëndësinë strategjike për banorët e këtyre fshatrave multietnike, me shqiptarë e serbë, sepse, gjendet në kufi me shtetin fqinjë Serbinë.
Në sallën e Kuvendit e cila, përpos zyrtarëve komunalë, ishte e përmbushur edhe me njerëz të lokaliteteve të kësaj komune dhe ata nuk ngurruan për të bërë shumë pyetje për punët dhe ndihmën që po iu ofron Ministria e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit të Kosovës, e njëherit shumë prej tyre të kënaqur me punët që po zhvillohen këtë vit në këtë trevë nuk ngurruan pa falënderuar ministrin Limaj.
Kështu, në emër të komunës dhe përfaqësuesëve të bashkësive lokale të Dardanës, zotëri Limajn e falënderoi edhe kryetari i kësaj komune, z. Begzad Sinani dhe shfaqi shpresën se si këtë vit edhe në të ardhmen Qeveria e Kosovës në bashkëveprim me MTPT do të ndihmojë në ndërtimin dhe asfaltimin e rrugëve të reja siç është rruga në përgatitje e sipër Muçivërc – Çarakoc Dajkoc-Kolloleç për të cilën do të jepen sivjet mbi 830 mijë euro, kurse në tërësi MTPT sivjet do të investojë rreth 2 milion euro për ndërtimin e infrastrukturëa rrogore.
Ministrin Limaj, banorët e këtyre fshatrave që e mirëpritën si një shpresë e madhe që do ta ndërtojë këtë rrugë thuaja të izoluar e që, sipas ministrit Limaj, do të fillojë së shpejti të ndërtohet dhe asfaltohet dhe qytetarët e kësaj ane do ta kenë shumë më lehtë për tu lidhur me fshatrat fqinje dhe qytetet e shumtë si nga Kosova ashtu edhe nga shtetet fqinje .
Fatmir Limaj me bashkëpunëtorët e tij, pas dite, ai u takua edhe me kryetarët e komunave të Gjilanit, z. Qemail Mustafa dhe atë të Vitisë z. Nexhmedin Arifi.
H.E.
|
|
|
| Nė Ponesh tė Gjilanit ndėrtohet nėnkalesa e tretė |
| 08.05.2008 |
| Pas fillimit të punimeve në ndërtimin e nënkalesave në Bresalc të komunës së Gjilanit dhe Bardhosh të Prishtinës, këto ditë, filloi ndërtimi edhe i nënkalesës së tretë në fshatin Ponesh, në rrugën Prishtinë – Gjilan. Pra, kjo nënkalesë është e treat me rradhë që ka filluar të punohet këtë vit, prej së cilës dobi do të kenë, në rend të parë nxënësit dhe fëmijët e këtij fshati të cilët që vijojnë mësimet në shkollën fillore përtej rruge, po edhe vet qytetarët, sepse, më nuk do të detyrohen të kalojnë mbi rrugë ku kalojnë automjetet e shumta, e tu imponohen rreziqeve, po do të jenë më të lire në ecjen dhe kalimin e kësaj rruge përmes nënkalesës së re.
Ky objekt shumë i rëndësishëm për këtë fshat dhe fshatrat tjerë që gravitojë atypari, ka këto dimenzione: 11×2.60×2.20 metra , që do të thotë se është 11 metra i gjatë, 2.60 i lartë dhe 2.20 hapsirë të lirë për të kaluar. Objekti kushton 27 mijë euro ku investues i këtij projekti është Ministria e Transportit dhe PostëTelekomunikacionit. Punët po i kryen kompania FAMIS nga Theranda (ish Suhareka).
Sipas mbikëqyrësit të MTPT për Gjilan, z. Ibush Zeqirit, ky objekt ka filluar para ca ditës dhe do të ndërtohet me komponente të gatshme, prandaj edhe puna do të kryhet më shpejtë se që është paraparë me projekt.
Mendojmë se objekti, mvarësisht prej kushteve atmosferike, do të përfundohet kah fundi i javës së ardhshme, na tha Ibush Zeqiri.
H.E.
|
|
|
| Ministri Limaj nesėr viziton komunėn e Dardanės, Gjilanit, Vitisė si dhe segmentin rrugor Muēiverc- Kolloleē tė komunės sė Dardanės |
| 06.05.2008 |
| Ministri i Transportit dhe Postë- Telekomunikacionit,z.Fatmir Limaj, me bashkëpunëtorë nesër, me 7 maj 2008, do të vizitojë Kuvendin komunal të Dardanës, Gjilanit dhe Vitisë, si dhe segmentin rrugor Muçiverc-Kollleç të komunës së Dardanës.
Nė ora 11:00, ministri Limaj do tė takohet me kryetarin e komunės sė Dardanės, z. Begzad Sinani.Pas kėtij takimi nė ora 11:30, ministri Limaj do ti bėjė njė vizitė segmentit rrugor, Muēiverc- Kolloleē, tė komunės sė Dardanės.Nė ora 12:30, ministri i MTPT-sė do tė ketė drekė pune nė restorantin Planetme kryetarėt e komunave tė Dardanės, z.Begzad Sinani, tė Gjilanit, z.Qemail Mustafa dhe tė Vitisė z. Nexhmedin Arifi.Ministri Limaj nė ora 13: 30, do tė vizitojė Kuvendit e Komunės sė Gjilanit. Ndėrsa nė orėn 14: 30, ministri Limaj, do ta vizitojė Kuvendit e Komunės sė Vitisė.
PS: Transporti pėr gazetarė ėshtė i organizuar nga MTPT-ja. Nisja bėhet nė ora 9.00, para ndėrtesės sė Kuvendit tė Kosovės.Pėr mė tepėr informata, mund tė kontaktoni nė kėtė numėr telefoni: 044-185-569
|
|
|
|